Messi-CR7, kokë më kokë (FOTO LAJM)

Përveç duelit historik Barcelona–Real Madrid, sot në mbrëmje sytë e të gjithë botës do të drejtohen nga një tjetër përballje, ajo mes të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldo. Në grafikën e mësipërme do të mund t’i shihni përballjet kokë më kokë të yllit argjentinas dhe atij portugez në "El Clasico"-t e zhvilluara në "Camp Nou".

Deri tani, ylli argjentinas ka zhvilluar 6 takime në shtëpi ndaj "Los Blancos" në La Liga, duke realizuar 4 gola, kurse CR7 ka luajtur 4 herë në La Liga në "Camp Nou", duke realizuar 3 gola. /albeu.com/
Shtuar më 26/10/2013, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori