Messi, shënuesi i pestë më i mirë në La Liga (FOTO LAJM)

Telmo Zarra - 251 gola
Barcelona ka mposhtur Sevillan me rezultatin 1-4 duke u ngjitur në krye së bashku me Atletico dhe Real Madrid, por ajo që vlen të përmendet nga ndeshja e djeshme është dopieta e yllit argjentinas Lionel Messi.

Me dy golat e shënuar mbrëmë në "Sanchez Pizjuan", 4 herë fituesi i Topit të Artë bëhet shënuesi i pestë më i mirë në historinë e kampionatit spanjoll. Argjentinasi ka realizuar 226 gola dhe përpara tij ndodhet Di Stefano (227), Raul (228), Hugo Sançez (234) dhe Telmo Zarra (251).

Duke parë ecurinë e tij, do të jetë e vështirë që edhe ky rekord të mos thyhet. /albeu.com/
Shtuar më 10/02/2014, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori