Milan, 3 afrime dhe 3 largime (FOTO LAJM)

Alessio Cerci - Torino
Ndërsa dilema nëse do të jetë Allegri ai që do të drejtojë Milanin në sezonin e ardhshëm vazhdon, kuqezinjtë përgatiten të planifikojnë goditjet e tyre të ardhshme në merkato.

Me Pazzinin që do të mungojë edhe shumicën e fazës së parë të sezonit të ardhshëm, për klubin është bërë i detyruar një blerje në sulm dhe përveç mbërritjes së konfirmuar të Saponarës, nga Empoli, i pëlqyer mbetet Simone Zaza, talenti i Ascolit, që në këtë sezon të Serisë B fitoi vlerësime shumë të larta nga ekspertët e futbollit.

Ndërkohë, sipas "La Gazzetta dello Sport", Milani ka nisur aktualisht bisedimet me Torinon dhe Palermon, për të siguruar blerjet e Cerci dhe Iliçiç.

Përsa i përket merkatos në largim, Robinho dhe Bojan janëtë destinuar të largohen, por midis të larguarve mund të figurojë edhe Boateng, që pas paraqitjes me shumë ulje-ngritje në këtë sezon, tashmë nuk konsiderohet më i pazëvendësueshëm dhe klubi është i gatshëm të dëgjojë oferta për të. /albeu.com/
Shtuar më 28/05/2013, ora 10:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori