Milan: 3 emra nëse nuk rinovon Allegri (FOTO LAJM)

Cesare Prandelli - Italia
Kohë reflektimesh dhe bilancesh te Milan: Massimiliano Allegri dhe klubi kuqezi duhet të vendosin nëse do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre edhe pas qershorit 2014 (datë kur skadon edhe kontrata aktuale) apo jo. Tekniku livornez është një nga kandidatët më seriozë për të zëvëndësuar Cesare Prandellin në krye të Kombëtares italiane në rast se ky i fundit vendos të largohet pas Botërorit 2014.

Kështu Milan ka filluar që tani të shohë për zëvëndësuesin e Allegrit dhe sipas "Gazzetta dello Sport", emri më i lakuar është pikërisht Cesare Prandelli, i cili pas Axurrëve mund të shkojë te "Djalli" ku do të punonte me shumë lojtarë të rinj e mbi të gjitha me disa futbollistë që i ka aktualisht në kombëtare, veçanërisht Balotelli.

Alternativat e tjera janë dy ish milanistë: Filippo Inzaghi dhe Clarence Seedorf. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori