Milan, 3 goditje pas shitjes së Balotellit

Kandidatë për sulmin: Jackson Martinez - Porto
Pëlqej
Pas finalizimit të shitjes së Mario Balotellit për 20 milionë Euro te Liverpooli, Milani ka hyrë fuqishëm në merkato për të kompletuar skuadrën në prag të sezonit të ri. Tre janë objektivat e drejtuesve kuqezi në këto ditë të fundit të merkatos.

Një qendërsulmues, një sulmues krahu dhe një mesfushor është kjo ajo çka kërkojnë 18-herë kampionët e Italisë. Për të zëvendësuar Balotellin, Adriano Galliani ka nisur nga puna dhe dëshira e administratorit të deleguar të Milanit është të afrojë në ekip, Jackson Martinez.

Sulmuesi kolumbian i Portos pëlqehet shumë edhe nga trajneri Pippo Inzaghi, i cili sheh te 27-vjecari futbollistin ideal për të kompletuar vijën e parë të sulmit në skuadrën e tij. Për të firmosur me Martinez, Galliani ka gati një ofertë prej 20 milionë Eurosh, edhe pse me një shifër të tillë do ta ketë shumë të vështirë për të bindur Porton, pasi drejtuesit e klubit portugez për të lënë të lirë sulmuesin kolumbian që është i lidhur me ta me një kontratë të vlefshme deri në vitin 2017, kërkojnë të paktën 30 milionë Euro.

Nëse nuk arrijnë te Martinez, drejtuesit e Milanit kanë në mendje tre alternativa të tjera. Bëhet fjalë për sulmuesin e Marseille Andre Pierre Gignac, si dhe futbollistët spanjollë që luajnë në Premier League, Alvaro Negredo dhe Roberto Soldado apo edhe dy emrat që kanë dalë më së fundmi: Destro dhe Borini.

Përsa i përket sulmuesit të krahut, objektivi kryesor i kuqezinjve vazhdon të mbetet Alessio Cerci. Lojtari italian është mëse i gatshëm për tu transferuar te Milani, por që një e gjë e tillë të realizohet, drejtuesit e shoqërisë milaneze, duhet të përgatitin një ofertë goxha të lartë për të bindur presidentin e Torinos, Urbano Cairo.

Gjithsesi Milani nuk dëshiron të përforcohet vetëm në repartin e sulmit por edhe në atë të mesit të fushës. Alternativat janë dy Adrien Rabiot dhe Blerim Dzemaili.Për të firmosur me të riun e Paris Saint Germain, klubi kuqezi duhet të mposhtë konkurencën e Arsenalit, ndërkohë që më e lehtë është rruga që të con te mesfushori me origjinë shqiptare i Napolit. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori