Milan: Armero dhe një portier (FOTO LAJM)

Pablo Armero - Napoli
Pëlqej
Vijon puna për merkaton e Milanit. Sipas "La Gazzetta dello Sport", skuadra kuqezi po punon për përforcimin e krahut të majtë: Constant duket shumë pranë kalimit te Trabzonspor, ndërsa Adriano Galliani ka hedhur sytë nga Pablo Armero, me të cilin "Djalli" duket se ka rënë dakord.

Por Milani vazhdon punën edhe për gjetjen e një portieri. Gazetat italiane flasin për Sergio Romeron, por ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar. Ndërsa "Tuttosport" është e bindur se pas "Jo"-së të Reina-s (paga e lartë) Galliani do të tentojë të sjellë në "San Siro" Marchettin ose Victor Valdes. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori