Milan, emergjencë në mbrojtje (FOTO LAJM)

Daniele Bonera
Emergjencë në mbrojtje për Milanin. Për ndeshjen e parë të vitit Massimiliano Allegri duhet të bëjë pa Daniele Boneran dhe Mario Yepes, ndërkohë që po shikohet edhe gjëndaj e kolumbianit tjetër, Cristian Zapata.

Siç lexohet në komunikatën e klubit kuqezi: "Bonera ka një problem musular në kofshën e djathtë dhe ka lënë stërvitjen, ndërsa Yepes ka probleme me gjurin e djathtë. Edhe Zapata ka lënë stërvitjen për shkak të një viroze, ndërsa periudha e rikuperimit do të mësohet ditët në vijim pas ekzaminimeve mjekësore të mëtejshme".

Milan luan ditën e dielë përballë Sienas, ora 15:00. /albeu.com/
Shtuar më 04/01/2013, ora 16:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori