Milan, Galliani vlerëson 3 emra për krahun e majtë (FOTO LAJM)

Manuel Pacqual - Fiorentina
"La Gazzetta dello Sport" flet sot për objektivat e Milanit për krahun e majtë të mbrojtjes. Për momentin, Administratori i Deleguar i kuqezinjëve Adriano Galliani po monitoron tre emra ku në krye qëndron kapiteni i Fiorentinës Manuel Pasqual, për të cilin klubi viola nuk pranon shitjen në rast se nuk gjen më parë zëvëndësuesin.

Emri tjetër në axhendën e Milanit është edhe braziliani i Atletico Madrid Guillerme Siqueira, ndërsa emri më i fndit vjen nga Lorient i Francës dhe që është ai i Raphael Guerreiro.

Milani po vlerëson edhe të ardhmen e kolumbianit Pablo Armero, i cili mund të largohet së shpejti nga klubi i rrugës Aldo Rossi. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 10:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori