Milan gjen pasuesit e fanellave (FOTO LAJM)

Frank Lampard - Chelsea - fanella nr.4
Ndeshja e fundit e Milan në San Siro përballë Novarës ka qënë tepër emocionuese. Largimi i disa prej emrave të njohur të kuqezinjëve përloti jo vetëm ata që gjendeshin në stadium por edhe ata që e ndoqën ndeshjen nga shtëpia.

Por menjëherë pas saj, drejtuesit e Milan i janë futur punës për të gjetur zëvëndësuesit e tyre për sezonin e ardhshëm, jo vetëm si emra por edhe futbollsitët që do mbajnë mbi super vitin tjetër fanellat e të larguarve.

Seedorf, Inzaghi, Gattuso, Zambrota dhe Van Bommel i dhanë lamtumirën klubit kuqezi por pa harruar këtu edhe emra të tjerë si: Aquilani, të cilët duket se po jetojnë orët e fundit si futbollistë të Milan.

Sipas asaj që shkruan Goal.com, fanella me numër 8, që deri dje e mbante Rino Gattuso do ti besohet Antonio Nocerino duke parë edhe temperamentin e ngjasjëm mes tyre. Numri 10, për ti dhënë më shumë besim dhe siguri do ti besohet Antonio Cassanos.

Për numrin 9, të lënë bosh pas ikjes së Inzaghit dhe numër që ka mbajtur edhe Van Basten pritet ti jepet Carlos Tevez, gjithmonë nëse vjen te Milan.

Numri 13 i Alessandro Nestës mund ti besohet një prej ardhjeve të reja: Acerbi, Silvestre ose Granquist.

Numri 4 i lënë nga Mark Van Bommel mund ti besohet ose afrikanit Bakary Traore ose në qoftë se vjen, anglezit Frank Lampard. Ndërsa numri 18 do ti jepet Ricardo Montolivos.

Gjithsesi duhet pritur përfundimi i merkatos së verës për të mësuar përfundimisht çështjen e fanellave. /albeu.com/
Shtuar më 16/05/2012, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori