Milan i Ri, të gjithë njerëzit e Barbaras (FOTO LAJM)

Clarence Seedorf - trajner?
Vit ndryshimesh te Milan. Pas ndryshuan selinë, kuqezinjtë do të ndryshojnë edhe drejtuesit e klubit. Në pritje të njohjes të së ardhmes së Adriano Gallianit, Barbara Berlusconi duhet të zgjedhë se kujt duhet ti japë rolet drejtuese në skuadër. Sipas asaj që shkruan "Il Giorno", është ende në pritje rikthimi i Paolo Maldinit si Drejtor i Përgjithshëm, ndërsa Demtrio Albertini pritet të jetë ministër i jashtëm i klubit.

Për rolin e Administratorit të Deleguar, për momentin, favorit është Claudio Fenucci.

Por më e vështirë duket se do të jetë gjetja e pasardhësit të Ariedo Braida, personi që ka mundur të sjellë në Milanello emra si Kaka apo Thiago Silva. Sean Sogliano, Riccardo Bigon dhe Pietro Leonardi dhe disa emra të tjerë të njohur të futbollit italian janë emrat më të nxehtë për momentin. /albeu.com/
Shtuar më 28/11/2013, ora 15:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori