Pas duelit për
talentin e Empolit, Riccardo Saponara, i cili zgjodhi Milanin, dy "kushurinjtë" janë në garë edhe për tre emra të tjerë. Bëhet fjalë për Ezequiel Schelotton e Atalantas, Francesco Lodin e Catanias dhe
talentin e Barit, Nicola Bellomo, i cili njihet edhe si "Cassano i ri".
Për barezin,
skuadra e
Silvio Berlusconit duket më e avantazhuar duke parë se
ofron më shumë se zikaltrit (2 milionë me 1,8 që
ofron Inter).
Megjithatë, merkatoja vazhdon deri më 31 janar ndaj do të duhet të presim për të parë se kush do ta fitojë derbin e merkatos. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2013,
ora 10:10