Milan-Juve, "luftë" për 4 objektiva (FOTO LAJM)

Tevez - Beteja e parë e merkatos ndërmjet Milanit dhe Juventusit po bëhet për argjentinasin Carlos Tevez. Thashethemet e fundit e shohin argjentinasin të reduktojë pagën jo vetëm për kuqezinjtë, ku ka një raport të shkëlqyer me Gallianin, por edhe për "Zonjën e Vjetër". Drejtori i deleguar i Juventus, Giuseppe Marotta, është i sigurt se do arrijë ta blejë argjentinasin, si rrjedhojë interesimi i Milanit nuk e shqetëson shumë.


Milan dhe Juventus po sfidojnë njëri-tjetrin në merkato për mbrojtës, mesfushorë të talentuar dhe sulmues. Në fillim për Carlos Tevez interesohej klubi i "Zonjës së Vjetër", ndërsa tani në sulm për argjentinasin është hedhur edhe klubi i "Djallit".

Në total janë katër futbollistët që drejtuesit bardhezi dhe kuqezi shpresojnë të angazhojnë në ekipet e tyre respektive sezonin që vjen. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2013, ora 15:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori