Mr.Bee premton super-merkato te Milani (FOTO LAJM)

Geoffrey Kondogbia - Monaco
Dita e nesërme do të jetë një etapë shumë e rëndë- sishme për të ardhmen e Milanit. Presidenti i kuqezinjve, Silvio Berlusconi, do të presë në vilën e tij në Arcore, delegacionin aziatik të udhëhequr nga Bee Taechaboul.
Ky i fundit do të prezantojë edhe ofertën e tij zyrtare për blerjen e aksioneve të klubit milanez.

Flitet se tajlandezi është në krye të një grupi investitorësh, një prej të cilëve Nevio Lukas, drejtuesi i fondacionit "Doyen Sports", i cili ka në pronësi kartonët e disa lojtarëve më të rëndësishëm të panoramës botërore.

Për të fituar besimin e Berlusconit, miliarderi tajlandez mësohet t’i ketë garantuar presidentit aktual të Milanit një fushatë të rëndësishme përforcimesh gjatë merkatos së verës, me qëllim për ta rikthyer klubin kuqezi në elitën e futbollit italian.

Sipas asaj që raporton e përditshmja torineze "Tuttosport", Mr.Bee është i vendosur për të sjellë në Milano nga sezoni i ardhshëm tri emra me peshë.

Të tre këta futbollistë janë në pronësi të "Doyen Sports" dhe mendohet se nuk do të jetë e vështirë për Milanin për të gjetur një akord ekonomik.

Ndërkohë, gjithmonë duke ju referuar shtypit italian, Mr.Bee ka zgjedhur edhe se kush do të jetë trajneri i ri i Milanit. Emri më i akredituar flitet se është Jurgen Klop, i cili në fund të sezonit do të largohet nga drejtimi i Borussia Dortmund dhe që së fundi ka bërë të ditur se nuk do të drejtojë në Premier League. /albeu.com/


Shtuar më 25/04/2015, ora 14:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori