Milan për "pazar" te Reali dhe Barça (FOTO LAJM)

Luka Modriç - Real Madrid
Milan bën shopping në Spanjë. Lamtumira zyrtare e Jose Mourinhos i ka hapur rrugën largimit edhe të disa lojtarëve nga Real Madrid. Dhe marrëdhëniet e mira mes Adriano Gallianit dhe Florentino Perez mund të sjellin transferime të bujshme në merkaton e verës. Por më parë kuqezinjtë presin të mësojnë trajnerin e ri dhe më pas të nisin ofensivën.

Milan është në kërkim të Pirlos së ri dhe mesa duket kuqezunjtë e kanë gjetur pasardhësin te kroati Luka Modriç. Ishi i Tottenham ka profilin e duhur por bashkë me të klubi i rrugës Turati kërkon edhe portierin Diego Lopez si zëvëndësues për Marco Amelia dhe mbrojtësin portugez Pepe.

Por shopping i Milan kalon edhe në Katalunjë, aty ku Barcelona pritet të bëjë ndryshime të mëdha gjatë verës. Alexis Sanchez, Alex Song dhe Jonathan Dos Santos duken drejt largimit ndaj dhe kuqezinjtë do të tentojnë ti sjellin në San Siro, shkruan "Corriere dello Sport". /albeu.com/
Shtuar më 22/05/2013, ora 12:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori