Milan projekton goditjet e verës (FOTO LAJM)

Diego Lopez - Florentino Perez, për të disatën herë, ka vendosur t’i falë Milanit një futbollist dhe nuk kërkon asnjë “qindarkë” për transferimin e tij në “San Siro”, mbështetur edhe nga Ancelotti. Ndaj, ka mbetur çështja ekonomike dhe rroga, me Monacon që gjithashtu është në gjurmët e tij. Megjithatë, Galliani duket se ka gjetur formulën e duhur, mes bonuseve për paraqitje e kështu me radhë. Lopez kërkon 2,5 mln euro, që në total, për një kontratë trevjeçare do të bënin rreth 9,5 mln euro, me gjithë taksat italiane, gati 15 mln euro në tre vjet.
Pëlqej
Pas largimit zyrtar të Constant dhe Robinho tek skuadrat e Trabzonspor dhe Santos (në huazim braziliani), Milani ka më shumë frymëmarrje në merkato dhe Adriano Galliani, sapo skuadra të kthehet nga turneu amerikan (kuqezintjë e kanë mbyllur me fitore dhe janë nisur sot në mëngjes në drejtim të Italisë), do të takojë trajnerin Inzaghi për të bërë edhe një analizë të situatës dhe për t’i dhënë SuperPippo raportin e tij për ndeshjet e zhvilluara në tokën amerikane.


Më pas, do të nisin edhe blerjet, ose goditjet, edhe pse nuk pritet të ketë shumë shkëndija. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 17:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori