Milan, spastrime në mbrojtje, përforcime në mesfushë (FOTO LAJM)

Largime të mundshme: Mexes - Monaco
Pëlqej
Të gjithë tifozët shpresojnë që klubi të përforcojë skuadrën duke afruar brenda saj elementë të rinj dhe cilësorë, por administratori Adriano Galliani dhe trajneri Filippo Inzaghi kanë dhënë alarmin. Diçka duhet frenuar për momentin, pasi te Milani kanë nevojë që të merren edhe me spastrimet, duke parë që reparte si mbrojtja janë të mbipopulluara.

Për momentin, formacioni titullar përmban katërshen Armero, Alex, Rami e De Sciglio, por stoli sheh ende 7 lojtarë të tjerë që presin një shans, shumë prej të cilëve nuk kanë as treg, për fatkeqësinë e Milanit.

Për sa i përket këtij mesfushës, këtu njerëzit janë me “pikatore”. De Jong, Poli, Montolivo i dëmtuar, por edhe Honda, janë ata që bindin vërtet, ndërsa të tjerët si Muntari, KCristante, Essien e Saponara nuk ofrojnë shumë garanci për sezonin e gjatë. Madje, së fundmi po pëshpëritet se Muntari mund të përfundojë te Liverpuli, prandaj Milani po nxiton që t’i shtojë disa elementë këtij reparti.

Tre janë emrat e dëshiruar ku në krye të listës qëndron shqiptari Blerim Dzemaili. /albeu.com/





Shtuar më 14/08/2014, ora 17:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori