Milani i Ri me Kaka dhe El Shaarawy (FOTO LAJM)

Christian Abbiati
E kemi diskutuar disa herë: rikthimi i Kaka te Milan i lejon teknikut Massimiliano Allegri shumë variante taktike në repartin e sulmit, duke filluar nga skema 4-3-3, 4-3-1-2 dhen për të mbërritur në fund te "Pema e Vitit të Ri", skema 4-3-2-1.

Por për momentin skema më e përdorur në Europë është ajo 4-2-3-1, të cilin e përdorin edhe klube prestigjoze si Bayern Munchen, Borussia Dortmund dhe Real Madrid dhe shumë të tjera, njofton Albeu.com.

Me këtë formacion Allegri jo vetëm që mund të hedhë në fushë braziliani Kaka por edhe mund të "shpëtojë" talentin Stephan El Shaarawy, i cili po përflitet për një largim nga kuqezinjtë. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori