Gjatë emisionit sportiv “Calcio
Show”, Alesandro Kostakurtës i është kërkuar të bëjë parashikimet për
ekipe të ndryshme të Serisë A.
Ish-mbrojtësi ka renditur Milanin në vend të gjashtë, duke mos e parë si ekip që do të sigurojë zonën e Champions League.
Maksimumi që mund të synojë Milani është vendi i pestë, por unë e cilësoj si forcën e gjashtë të kampionatit italian. Personalisht nuk besoj se kuqezinjtë mund të renditen mes
katër të parave në fund të sezonit. Përpara tyre ka
ekipe më të pajisura, madje edhe Napoli ka më tepër shanse. Sipas meje, janë të paktën
katër ekipe që teorikisht janë më të forta sesa skuadra e Piolit”, sqaroi Kostakurta në “Calcio
Show”.
Shtuar më 21/09/2020,
ora 17:21