Milik ironizon keq për Shën Valentin De Laurentis (FOTO LAJM)

Pas çështjes së tij që u bë e madhe për t’u larguar nga Napoli dhe pas prishjes së marrëdhënies së tij me presidentin napoletan Aurelio De Laurentis, sulmuesi i Marsejës ka ironizuar në Story-n e profilit të tij në rrjetin social “Instagram”, duke publikuar një foto me De Laurentis me një zemër në sfond dhe me mbishkrimin:

“Kujtime. Gëzuar Shën Valentinin”. Një “thumbim” në distancë e bomberit polak për ish-presidentin e tij që e mbajti në skuadër 6 muaj pa u aktivizuar asnjë minutë me skuadrën nga Kampanja këtë sezon, derisa u transferua në muajin janar tek skuadra marsejeze në formulën e huazimit me të drejtën e blerjes në fundin e sezonit.

Shtuar më 14/02/2021, ora 16:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori