Milioneri vesh gruan si ish të dashurën, nuk e harronte dot (FOTO LAJM)

Çdo gjë dukej kaq perfekte mes stilistit milioner Philipp Plein dhe Lucia Bartolit, sidomos pasi ai e prezantoi publikisht si gruan e tij. Por, marrëdhënia e çiftit të famshëm nuk është aq përrallore!

Dizenjuesi gjerman ka bërë një gjest që lë vend për shumë dyshime. 41 vjeçari ka rikujtuar ish-të dashurën Justyna Gradek, duke e veshur bashkëshorten e tij Lucia me të njëjtin fustan që i dhuroi polakes kur ata të dy ishin të lidhur, vetëm se jo të kuq, por ngjyrë të bardhë.

Fustani është dizenjuar nga vetë Philipp, dhe siç ai e ka zakon, rrobat e firmës së tij ja vesh gjithmonë të dashurave modele. Megjithatë, duket se Plein nuk e ka harruar ende Gradek!
Shtuar më 19/11/2019, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori