Mirësevini në stadiumin e Prishtinës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Kanë mbetur edhe pak minuta nga starti i miqësores, e cila do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit, ndërmje Prishtinës e Sivasspor. Gazeta "Zëri" ka vizituar stadiumin, i cili ka marrë pamje tjetër, edhe pse me pak investime.

Tuneli dhe dhomat e zhveshjes dukeshin krejt tjera. Higjena në nivel maksimal, si brenda stadiumit, ashtu edhe për rreth tij. Rrugët që të çojnë drejt tij janë të bllokuara për automjetet, nga Policia e Kosovës.

Brenda stadiumit, punimet kryesore kanë përfunduar, ndërsa vijohet me punimet teknike, si zëri, karriget për VIP-at etj. Edhe gjendja e tapetit shfaqet shumë e mirë.

Prishtina-Sivaspor starton në ora 17:00. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori