MK Dons turpëron United, plas gallata në web (FOTO LAJM)

Pëlqej
Pavarësisht afrimeve gjatë merkatos së verës dhe uljes në stol të një strategu si Louis Van Gaal Manchester United vazhdon të bëjë një figurë të shëmtuar duke mos gjetur dot rrugën e fitores.

Milton Keynes Dons, skuadër e League One (kategoria e tretë angelze) as në ëndërr nuk e kishte menduar që do të eleminonte "Djajtë e Kuq" nga Kupa dhe për më tepër me një rezultat të thellë, 4-0.

Kjo ka bërë që në rrjetet sociale të nisin talljet me teknikun holandez, të cilin e shohin thjesht si pasardhës të David Moyes, ndërsa nuk kanë kursyer shakatë as me blerjen rekord të Manchester United, Angel Di Maria.

Në epokën "Van Gaal", Manchester United numëron 2 humbje dhe 1 barazim, 7 gola të pësuar dhe 2 të shënnuar. /albeu.com/
Shtuar më 27/08/2014, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori