Mkhitaryan përlotet në sy pasi i dha lamtumirën shokëve të tij (FOTO LAJM)

Pëlqej
Mkhitaryan është më afër Arsenalit, çka do të thotë se tani Sanchez është gjithashtu më afër kalimit tek Manchester Untied.

Sipas gazetës prestigjoze së "Daily Mail", mesfushori Henrikh Mkhitaryan, i ka dhënë lamtumirën shokëve dhe stafit të Manchester United me lot në sy në qendrën stërvitore në Carrington sot mbasdite.

Ai është pa tejet i mërzitur kur po largohej nga Carrington, dhe ish-lojtari i Dortmundit ka shpërthyer në lot, pasi ende nuk po mund ta kuptojë arsyen e vërtetë të largimit nga Old Trafford me dëshirë të Jose Mourinhos.

Largimi i Mkhitaryan do të thotë se tani Alexis Sanchez është më afër transferimit në “Old Trafford”. /albeu.com/
Shtuar më 19/01/2018, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori