Modeli i flokëve të Rudiger po bën xhiron në rrjet (FOTO LAJM)

Ashtu si për shumë njerëz edhe për futbollistët një nga problemet më të mëdha në karantinë ështëmundësisë për të mos u qethur tek një bereber.

Të detyruar për t’u qethur vetë në shtëpi, futbollistë si Paul Pogba apo Anthony Martial e kanë rruar kokën të gjithë.

Gjithashtu edhe futbollisti i Chelseat, Antonio Rudiger iu bashkua listës, mirëpo ky i fundit nuk e çoi deri në fund atë.

Rudiger ia ka lënë kokën e tij të qethet nga gruaja dhe rezultati nuk ishte aspak i mirë, pasi në një foto të postuar nga një berber që e mori më pas përsipër gjermanin, shihet modeli aspak i bukur që partnerja i ka bërë lojtarit.

Kjo foto ka filluar të bëjë xhiron e internetit ku shakatë dhe talljet ishin të mëdha, teksa stilisti në profilin e tij shkruan: "Çfarë mund të them, ajo ka provuar të bëjë më të mirën."
Shtuar më 17/04/2020, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori