Momente frikë për Icardin, grabitet nga dy hajdutë
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, nuk po përjeton një moment pozitiv me Interin në fushë, por edhe jashtë saj ka jo pak probleme.

Ai është grabitur nga dy hajdutë gjatë mbrëmjes të së shtunës në Milano nga dy hajdutë, që i morën orën e markës “Hublot” dhe paràtë që kishte në xhep dhe me pas u larguan menjëherë me motor.

Ngjarja ka ndodhur pas pak mesnatës në rrugicën “Elvezia”, kur Icardi po parkonte makinën e tij kur dy persona të armatosur i kërkuan të dorëzonte të gjitha sendet me vlerë që kishte. Icardi nuk bëri rezistencë, teksa keqbërësit u larguan menjëherë. Sulmuesi i Interit e ka denoncuar këtë ngjarje në polici. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2015, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori