Monaco, ekipi që ëndërron manjati rus (FOTO LAJM)

Victor Valdes - Barcelona
Pasi siguroi ngjitjen për në Ligue I ekipi i Monacos po shndërrohet në kryefjalën e merkatos së verës. Pasi siguroi shërbimet e Falcao, Moutinho, Rodriguez dhe Carvalho, manjati rus Dmitry Rybolovlev nuk ngopet dhe kërkon të sjellë në skuadër emra të mëdhenj në mënyrë që të rikthehet fuqishëm në majën e futbollit francez dhe atij europian.

Për portën Monaco kërkon portierin në largim të Barcelonës Victor Valdes, për të cilin ofrohen 10 milionë euro. Në mbrojtje, përveç Carvalhos të blerë tashmë, tentohet edhe dyshja e Chelsea Ivanoviç-Terry ku për të fundit ofrohet një pagë neto 10 milionë eurosezon. Dhe në krahun e majtë pëlqehet portugezi i Real Madrid Fabio Coentrao.

Në mesfushë, përveç dy blerjeve nga Porto Moutinho-Rodriguez, kërkohen edhe dy emra me peshë të Serie A: Kevin Prince Boateng, i cili duket drejt largimit nga Milan dhe Claudio Marchisio, e ardhmja e mesfushës së Juventus dhe Italisë. Për italianin klubi nga Principata ofron 25 milionë euro.


Por pjesa më e bukur mbetet sulmi. Rybolovlev tenton të krijojë një prej dysheve më të frikshme të sulmit në Europë dhe jo v etëm. Psi siguroi shërbimet e kolumbianit Radamel Falcao, manjati rus ëndërron blerjen e madhe: Cristiano Ronaldo.

Përveç 60 milionë eurove për Real Madrid, Monaco i ofron lojtarit plot 23 milionë eurosezon, ndërkohë për të rinovuar "Los Blancos" ofrojnë vetëm 15 milionë eurosezon.

A do të arrijë rusi të formojë një ekip të tillë apo do të mbesë thjesht një ëndërr në sirtar? Me pasurinë që zotëron rusi, 9.1 bilionë $ sipas Forbes, ai mund të blejë kë të dojë.../albeu.com/
Shtuar më 06/06/2013, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori