Mori me vete 7 frymë: Si dukej pallati 6 katësh në Durrës ku u shuan dy familje (FOTO LAJM)

Një ndër episodet më të rënda të tragjedisë së 26 nëntorit u shënua në pallatin 6 katësh pranë Kryqit të Kuq në Durrës ku u shuan dy familje.

Familja Reçi, me Eduartin, Dolorën, Klausin dhe Kristin, studente e Mjekësisë, jetonin një njërën prej apartamenteve të këtij pallati, i cili nuk i rezistoi dot lëkundjeve të forta të tërmetit të datës 26 nëntor.

Në këtë pallat jetonin edhe Diena me vajzën e saj Esiela si edhe gjyshja e tyre.

Jetët e tyre morën fund në pak sekonda.

Gazetari Juxhin Mustafaraj ka siguruar për abcnews.al foton e pallatit 6 katësh në gjëndjen e tij të mëparshëm. Godina nuk duket të ketë probleme nga jashtë, ndërsa dyshohet se shkak për dhembjen janë bërë ndërhyrjet në kolonat e tij nga biznese në katin e parë.

Pallati ishte i ndërtuar në vitin 1996 dhe për shkak të shkatërrimit ka dëmtuar kolonat e një tjetër godine aty pranë.

Në një prononcim për Abc News, gazetari Gjergj Thanasi tregon se si u rrënua gjithçka në pak sekonda.

"Gjatë tërmetit dëgjuam disa zhurma, por menduam se kishin rënë librat. Kur mbaroi gjithçka, dolëm jashtë dhe pam që pallati nga gjashtë kate ishte bërë dy kate", tregon ai. /abcnews.al
Shtuar më 06/12/2019, ora 20:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori