Mori një dëmtim në brinjë, Strakosha paraqitet në qendrën mjekësore të Lazios (FOTO LAJM)

Thomas Strakosha, portieri i Lacios, është paraqitur pasditen e sotme në klinikën Paideia të ekipit lacial.

22-vjeçari pësoi një dëmtim në pjesën e brinjëve, në ndeshjen e djeshme ndaj Cagliarit që u mbyll në shifrat 2-2, në aksionin e golit të parë.

Strakosha arriti ta mbyllte ndeshjen, edhe pas përplasjes, por për të shmangur çdo dyshim, stafi mjekësor kërkoi që ai të kryente kontrolle të tjera.

Ai ka ndjerë dhimbje sot, dhe trajneri Inzaghi mund ta lërë pushim në stërvitjen e nesërme, që ta ketë gati për ndeshjen me Dinamon e Kievit. /albeu.com/
Shtuar më 12/03/2018, ora 20:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori