Motra e nxjerr zbuluar, Lori Hoxha dhe djali i biznesmenit nuk janë ndarë (FOTO LAJM)

Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari njihen si një nga çiftet më jetëgjatë në showbizin shqiptar.

Ata janë njohur që të vegjël, teksa shkonin të dy në të njëjtën shkollë, dhe vetë blogerja shqiptare ka rrëfyer se Visi ishte i vetmi që e mbronte kur të gjithë donin ta ngacmonin.

Prej kohësh po përflitet se Lori dhe Visi nuk janë më bashkë, dyshja nuk ndiqet në Instagram dhe postimet e herëpashërshme me deklarata të çudtishme kanë shtuar dyshimet, shkruan Albeu.com.

Por vetëm pak orë më parë në Snapchat motra e vogël e Lori Hoxhës dhe Visi kanë ndarë të njëjtin postim.

"Shihni yjet, por syno hënën", shkruan në postimin e njëjtë.

Nuk di të themi nëse Lori dhe Visi janë bashkë apo Redia dhe ish-i dashuri i motrës ruajnë një marrëdhënie për tu patur zili./albeu.com/
Shtuar më 04/08/2020, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori