Flet motra e Nara-s: Nuk është faji i Wanda-s nëse Icardi nuk luan (FOTO LAJM)

Zaira Nara ka mbrojtur motrën e saj Wanda-n duke deklaruar se nuk ka faj ajo nëse Icardi nuk luan. Madje Zaira ka shtuar se është pikërisht Wanda e cila ka sjellë revolucion në futbollin Italian, shkruan Albeu.com.

"Ajo solli revolucion në Itali, është shumë e mirë si menaxhere. Nuk është normale të shohësh një grua të tillë të re në botën e futbollit. Nuk është faji i saj nëse Icardi nuk luan, ato janë vendime që i kanë marrë së bashku", përfundoi Zaira. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2019, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori