Motrat binjake "luftojnë" për një djalë: Nuk do shkojmë të dyja në shtrat me të (FOTO LAJM)

18 vajza konkurrojnë për dashurinë e Saimirit në “Love Story” dhe mes tyre edhe dy motra binjake. Albana dhe Silvana Xhani kanë vendosur të garojnë bashkë në të njëjtin spektakël për të bërë për vete Saimirin. Ky i fundit i ftoi të dyja ato në një takim për t’ju njohur më mirë karakterin duke i vendosur përballë njëra-tjetrës.

Mirëpo kjo gjë nuk është pritur shumë mirë nga vajzat e tjera dhe nga publiku gjithashtu. Vajzat u shprehën se ai duhet të tregohet i kujdesshëm të mos luajë me motrat dhe se kjo është një sfidë shumë e madhe për të. Njëra nga konkurrentet u shpreh se ajo ka vetë një motër dhe nuk do zgjidhte kurrësesi të konkurronte me të për dashurinë e një mashkulli, sepse shkon kundër parimeve të saj.

Ndërkohë dy motrat thanë se nuk e kanë pritur që të kishte këtë lloj reagimi të ashpër nga ndjekësit, sepse të dyja e shohin si një eksperiencë të bukur. Albana tha se e rëndësishme për to është që të fitojnë respektin e djalit dhe se përderisa janë binjake mes tyre do të ketë edhe lojëra. Motrat treguan se ka rastisur një herë që të pëlqejnë të njëjtin djalë dhe pasi ai ka bërë zgjedhjen njëra prej tyre është tërhequr. Gjithashtu ato pranuan se nëse njëra prej tyre do të fitojë zemrën e Samirit, tjetra do të largohet.

“Nuk kemi ardhur këtu të bëjmë asgjë të ekzagjeruar, asnjë degradim asnjë puthje asnjë afrim sepse fundja jemi motra, jemi binjake. Jemi të lidhura jashtëzakonisht shumë dhe me siguri nuk do vijmë këtu të ndajmë të njëjtin mashkull. Mashkulli do të njihet, në qoftë se zemra nuk komandohet, nëse mua zemra ma bën trak siç thuhet në Itali, unë do të vendos të rri këtu dhe ta zgjas unë atë rrugë”, tha Albana gjatë takimit të parë.



Ndërkohë, motra tjetër përforcoi atë që tha Albana, duke theksuar se fakti që ato kanë ardhur të dyja për një djalë, nuk do të thotë se do të shkojnë të dyja në shtrat me të.

“Kemi parë shumë shpejt reagimin e njerëzve pasi mbaruam spektaklin, nuk e prisnim. E mora si një gjë negative, fakti që kemi ardhur ne të dyja, motra binjake. Nuk kemi ardhur këtu që të frekuentojmë të dyja, që të shkojmë në shtrat të dyja me ty”, u shpreh binjakja tjetër Silvana.

Shtuar më 24/11/2020, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori