Mourinho "ndihmon" Milanin, goditje dyshe nga Chelsea (FOTO LAJM)

Fernando Torres
Pëlqej
Mbërrijnë lajme të rëndësishme nga Anglia për Fernando Torres dhe Marco Van Ginkel. Sipas asaj që raporton "Sportmediaset", tekniku i Chelsea-t Jose Mourinho nuk do e grumbullojë sulmuesin spanjoll për ndeshjen e rradhës në Premier League kundër Everton (konfirmimi do të vijë pas pak gjatë konferencës për shtyp).

Përsa i përket mesfushorit të ri holandez, "Special One" i ka komunikuar se nuk do të jetë pjesë e listës së Champions League.

Dy lajme që i largojnë këta futbollistë nga "Stamford Bridge" dhe i afrojnë te Milani. /albeu.com/
Shtuar më 29/08/2014, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori