Munchen 1860 feston "Oktoberfest", Rama pozon me birrë (FOTO LAJM)

Pëlqej
Iniciativë simpatike ajo e Munchen 1860, skuadra bavareze që militon në Bundesliga II dhe ku është pjesë edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Valdet Rama. Për të festuar "Oktoberfest", ose ndryshe "Festa e Birrës", drejtuesit e skuadrës kanë vendosur të prezantojnë uniformën e re të quajtur "Wiesntrikot".

Munchen 1860 debutoi këtë të shtunë me uniformën e re në ndeshjen kundër Ingolstadt.

Në fotot e rastit nuk ka munguar as Valdet Rama që ka pozuar me një gotë të madhe birre në duar, ndryshe nga Xherdan Shaqiri që gjatë një reklame birre te Bayern Munchen refuzoi të pozonte me pijen alkoolike në duar. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori