Motra e Ronaldos shpërthen në akuza pas fitimit të Topit të Artë nga Modric (FOTO LAJM)

Luka Modric ka fituar topin e artë, duke lënë pas legjendat e dekadës së fundit Ronaldon në vend të dytë dhe Messi-n në të pestin.

Pas eventit ku u vërejt mungesa e yjeve, ka reaguar motra e Ronaldos, Katia Aveiro ka reaguar nëpërmjet një postimi në Instagram-in e saj:

“Fatkeqësisht kjo është bota në të cilën ne jetojmë, e kalbur, mes mafias dhe parasë. Fuqia e Zotit është më e madhe sesa të gjithë kalbësirat. Ai merr kohën e tij, por kurrë nuk gabon.”

Më tej ka vijuar, pasi ka postuar foton e CR7 dhe ka thënë: “Lojtari më i mirë në botë… për ata që kuptojnë futbollin, sigurisht.” /albeu.com/



Shtuar më 04/12/2018, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori