Mungon Lichtsteiner, Zvicra me 3 "shqiptarë" titullarë (FOTO LAJM)

Formacioni i mundshëm i Zvicrës
Stefan Lichsteiner do të jenë mungesa e rëndësishme e Zvicrës për përballjen me Shqipërinë. Në seancën e paradites së kësaj të martë, stafi mjekësor i ka konfirmuar trajnerit Otmar Hitcfeld, se mbrojtësi i krahut të djathtë nuk mund të riaftësohet në kohë nga dëmtimi në kofshë për sfidën e së premtes, ndaj gjermani duhet të vendosë për zëvendësuesin e tij. Mbrojtësi juventin për shkak të këtij problemi fizik mungoi edhe në superndeshjen e javës së 7 të Serisë A Juventus–Milan, por fillimisht u mendua se mund të ishte i gatshëm për kuqezinjtë.

29-vjeçari madje është në dyshim edhe për transfertën me Slloveninë, ndja këtë të mërkurë do të vendoset nëse do të udhëtojë me pjesën tjetër të skuadrës drejt Shqipërisë.

Mediat zviceriane kanë projektuar edhe formacionin e mundshëm titullar që do të hidhet në fushë në "Qemal Stafa", ku bie në sy prania e 3 lojtarëve me origjinë shqiptare në repartin e mesfushës. Në portë do të jetë Benaglio, në mbrojtje Lang, Schwr, Von Bergen, Rodriguez, në mesfushë Behrami, Inler, Shaqiri, Xhaka dhe Stocker, ndërsa në sulm do të luajë i avancuar Seferoviç.

Ky është është formacioni paraprak i Hitzfeld, por që mund të ketë ndonjë ndryshim të vogël deri ditën e ndeshjes, në varësi të formës apo të probleme që mund do të shfaqin futbollistët helvetë deri të premten. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 19:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori