E FUNDIT/ Rama e refuzoi, Basha mbërrin në kohë në Presidencë, nis takimi me Metën
Napoli, 124,5 milionë për tu shpenzuar (FOTO LAJM)

Leandro Damiao - Internacional
Edhe pasi ka bërë për vete spanjollin Raul Albiol dhe futbollistë të tjerë Napoli nuk ka ndërmend të ndalet me kaq në merkato. Janë plot 124,5 milionë euro për tu investuar në merkaton e verës. Shitja e Edinson Cavanit solli 64,5 milionë në arkat e klubit italian plus 60 të tjera që ndodheshin më parë. Shumë para që do të investohen për të sjellë në San Paolo një sulmues klasi, i denjë për të zëvëndësuar uruguajanin.

Në pole-position janë Damiao dhe Higuain, por kujdes edhe pistën Gilardino, i cili ka eksperiencën e duhurSerie A. Ndërsa emrat e tjerë janë Matri dhe Suarez.

Gjithësesi prioritet për Napolin mbetet sulmuesi brazilian i Internacional Porto Allegre, për të cilin kërkohen 25 milionë, ndërsa De Laurentiis nuk lëviz nga 21-22 milionë. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2013, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori