Napoli, 4 përforcime për Benitez (FOTO LAJM)

Martin Montoya - Barcelona
Napoli nuk ndalet më. Pas një merkatoje vere të shkëlqyer, axurrët janë gati të përforcojnë skuadrën me 4 futbollistë të tjerë gjatë merkatos së Janarit. Klubi nënkampion Italie kërkon mbrojtësin e Barcelonës Martin Montoya, i cili pëlqehet shumë edhe nga Inter, ndërsa nga "Camp Nou" mund të mbërrijë edhe argjentinasi Javier Mascherano, ish lojtar i Rafa Benitez te Liverpool.

Sipas asaj që shkruan "Corriere dello Sport", Benitez nuk ka hequr dorë ende nga nxënësit e tij. Një tjetër, që pëlqehet shumë prej tij, është edhe mbrojtësi i Liverpool Martin Skrtel. Qëndërmbrojtësi është emri i parë për përforcimin e mbrojtjes.

Përsa i përket mesfushës emri më i përfolur është 25-vjeçari i Anzhi, Jucilei da Silva, të cilit i mbaron kontrata verën e ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 10:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori