Napoli-Bilbao, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

NAPOLI (4-2-3-1)
Pëlqej
Rikthehet madhështia e Champions League. Eventi më spektakolar vjen këtë të martë me 5 sfidat e para të fazës Play-Off.

Në "San Paolo" do të luhet sfida më e fortë e këtij turi pareliminator, ku Axurrët e drejtuar nga Rafa Benitez do të kenë përballë Athletic Bilbaon e Ernesto Valverdes, një kundërshtar që duhet ta marrin seriozisht në konsideratë. Vitin e shkuar Napoli bënte pjesë në grupin e ferrit sëbashku me Borussia Dortmund, Arsenal dhe Marseille dhe skuadra e drejtuar nga spanjolli Benitez edhe pse në 6 ndeshje grumbulloi plotë 12 pikë nuk arriti të kualifikohej për më tej.

Shorti nuk u tregua bujar me Napolin as këtë vit pasi i ka vendosur përballë që në start një kundërshtar të frikshëm si Athletic Bilbao që e mbylli kampionatin spanjoll në vendin e katërt. Në merkaton e kësaj vere skuadra bardhekuqe ka humbur një lojtar të rëndësishëm si Ander Herrera që u largua te Manchester United, megjithatë baskët kanë arritur të ruajnë shtyllën kurrizore të ekipit me lojtarë si Iker Munain, Markel Susaeta, Oscar De Marcos apo Aritz Aduriz, çka do të thotë se ata nuk janë aspak inferiore përballë Napolit.

Në këtë sfidë trajneri i i të kaltërve Rafa Benitez pritet t’i besojë gjithë aritilerisë së tij të rëndë. Higuain, Hamsik, Mertens e Callejon pritet të zbresin në fushë që nga minuta e parë pasi vetëm me lojtarë të tillë në formacion Napoli mund ti japë drejtim kësaj sfide. Megjithatë kjo e martë dhuron të tjera përballje interesante përvec asaj që do të luhet në San Paolo. /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori