Ndahet nga jeta ish-lojtari që i dha trofeun Manchester Cityt (FOTO LAJM)

Legjenda e Manchester City, Glyn Pardoe, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

Pardoe e ndihmoi Cityn të fitonte titullin e ligës në 1968 dhe shënoi golin e fitores në finalen e Kupës së Ligës 1970.

Në një njoftim në faqen zyrtare, klubi i Manchester Cytyt, ngushëlloi familjen e ish-futbollistit.


Pardoe është lojtari më i ri debutues në historinë e Manchester Cityt, pasi luajti për herë të parë në moshën 15 vjeç.

Gjithsesi ai zhvilloi 305 ndeshje me fanellën e citizienëve ku luajti për 14 sezone (1962-1976), teksa shënoi 17 gola.

Shtuar më 26/05/2020, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori