Ndërron jetë ish-trajneri i Italisë (FOTO LAJM)

Ndërron jetë në Brescia në moshën 84-vjeçare Azeglio Vicini, ish-trajner i Kombëtares Italiane nga Viti 1986 deri më 1991-shin, i cili u pasua në këtë detyrë nga Arrigo Sachi.

Vicini, që në muajin mars do të festonte 85-vjetorin, drejtoi Italinë në finalet e Botërorit 1990 deri në gjysmëfinale, ku u eliminua me 11-metërsha nga Argjentina.

Në përballjen për vendin e tretë, të kaltrit mposhtën 2-1 Anglinë./albeu.com/

Shtuar më 31/01/2018, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori