Ndodh në Kosovë: Delet kullotin pranë stadiumit (FOTO LAJM)

Jo rrallë herë në futbollin tonë kanë ndodhur ngjarje tejet interesante, teksa protagonistë kanë qenë edhe kafshët.

Të tilla ishin edhe në duelin Ferizaj dhe Flamurtari të zhvilluar këtë të martë në stadiumin me bari sintetik prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.

Një bari kishte lëshuar bagëtitë e tij të kullotnin afër stadiumit, teksa ato u bënë pjesë e ekranit televiziv për disa minuta, shkruan GazetaSheshi.

Kushtet jo të mira infrastrukturore në stadiumet tona kanë bërë që jo rrallë herë të shohim skena të tilla, ku fokusin e marrin edhe kafshët sikurse në këtë rast:

Sidoqoftë, ato nuk penguan në rrjedhën e lojës, teksa rrethojat i ndanin ato për tu futur në stadium.

Ferizaj e triumfoi në fund ndeshjen me rezultat minimal 1-0.

Shtuar më 07/11/2019, ora 18:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori