Në 38-vjetorin e saj, Vanessa Bryant kthehet pas dhe gjen këtë letër nga Kobe Bryant (FOTO LAJM)
Vanessa Bryant, bashkëshortja e legjendës së basketbollit Kobe Bryant, feston sot 38-vjetorin e lindjes. Kjo datëlindje e gjeti vetëm me 3 vajzat e saj, ndërkohë kujtojmë që në janar fatkeqësisht ndërruan jetë Kobe dhe e bija Gianna, në një aksident ajror.

Me anë të një postimi në Instagram, Vanessa ka ndarë me ndjekësit një moment emocionues të ditës së sotme. Ajo tregon se dje ka gjetur një zarf ku shkruhej: “Për dashurinë e jetës time, nga “Tu Papi”!”. Ishte një letër dashurie nga Kobe, të cilën ajo s’e kishte hapur dhe priti pikërisht datëlindjen që ta lexonte.

“Ironikja është se brenda ai kishte vizatuar një foton time, duke më mbajtur një ëngjëll. Më mungon shumë dashuria e jetës time dhe vajza ime e ëmbël.”-shkruan Vanessa bashkangjitur me foton e zarfit, simbolin e dashurisë së saj dhe partnerit të ndjerë
Shtuar më 06/05/2020, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori