Në 5 vjetorin e ndeshjes, Ballist Morina godet sërish (FOTO LAJM)

Sot është data 14 tetor. Fiks 5 vite më parë u zhvillua në Beograd ndeshja mes Serbisë dhe Shqipërisë, e cila u ndërpre për shkak të incidenteve që ndodhën në fushë.

Një dron me flamurin e Shqipërisë së Madhe bëri që në fushë të shkaktoheshin trazira dhe në minutën e 42-të gjyqtari u detyrua të ndërpresë takimin, të cilin kuqezinjtë e fituan në CAS me rezultatin 3-0.

Fiks 5 vite pas asaj ngjarjeje, Ballist Morina, rishfaqet në foto me sfondin e Flamurit “Autochthonous”, pikërisht ai që u ngrit mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2015 në qiellin e Beogradit.
Shtuar më 14/10/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori