Edi Rama paguan 21 persona për menaxhimin e Facebook-ut
Nëntori, 2 miqësore luksi për Shqipërinë (FOTO LAJM)

Francë-Shqipëri, 14 Nëntor, ora 20:45, Stade de la Route, Lorient
Pëlqej
Muaji nëntor rezervon dy miqësore luksi për kombëtaren shqiptare. Pas Francës, të cilën e kemi në grup, por si vend organizator është e kualifikuar direkt në Europian dhe rregullorja e UEFA-s në këtë rast parashikon zhvillimin e ndeshjeve miqësore me skuadrat e tjera të grupit, konfirmohet edhe ajo më Italinë.

Takimi do të zhvillohet më datë 18 nëntor, katër ditë pas sfidës me "Gjelat" në Lorient, në orën 18:00 në stadiumin "Tardini" të Parmës. Miqësorja konsiderohet si historike, pasi kombëtarja shqiptare nuk është përplasur asnjëherë me katër herë kampionët e botës.

Gjithçka ka mbërritur pas kontakteve fillimisht mes dy trajnerëve, Antonio Conte dhe Gianni De Biasi e më pas janë futur në lojë dy federatat përkatëse.

Italia ishte në kërkim të një kundërshtari për këtë datë, ndërkohë që besohet se në pranimin e sfidës me Shqipërinë ka ndikuar edhe fitorja 1-0 në Portugali në ndeshjen e parë të grupit tonë eliminator.

Gjithsesi, para Francës dhe Italisë Shqipërinë e presin dy takimet që mund të rezultojnë vendimtare për ambiciet e kuqezinjëve. I pari është ai ndaj Danimarkës në Elbasan, i parashikuar më datë 11 tetor dhe tre ditë më vonë ai ndaj Serbisë në Beograd. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori