Neymar nuk mbushet me mend as jashtë fushe, shkon në stërvitjen e Brazilit me helikopter (FOTO LAJM)

Brazili ka nisur përgatitjet për Kupën e Amerikës dhe në prag të këtij turneu skuadra është grumbulluar dhe pret që të nisë stërvitjen.

Neymar ka ditur të bëhet edhe njëherë protagonist por këtë radhë jo në fushën e blertë por jashtë saj.

Nejmar ka befasuar jo pak, duke shkuar në stërvitje me një helikopter privat.

Yllin brazilian kanë qenë duke e pritur gazetarë e fotografë të shumtë ndërkohë që edhe ka folur për mediat duke pranuar se Brazili ka shumë presion. Ai është shprehur se ka gjëra pozitive por edhe negative në Brazil dhe që tashmë i ka mësuar.

"Ka shumë presion, por me ndihmën e tifozëve, ne jemi të pandalshëm. I kam kaluar dy kompeticione deri më tani dhe kam njohur anën e keqe por edhe anën e mirë të këtij vendi", tha Neymar.
Shtuar më 26/05/2019, ora 14:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori