Nga Abel Hernandez te Luiz Adriano, Juve kërkon sulmues (FOTO LAJM)

Abel Hernandez - Palermo
Pëlqej
Shumë kandidatë për një sulmues, por tekniku i Juventusit Massimiliano Allegri i ka idetë e qarta: duhet një futbollist që mund të luajë si në skemën 4-3-1-2, 4-3-3 por edhe me 3-5-2. Për këtë arsye është larguar pista Samuel Eto'o dhe emri i parë në axhendën e kampionëve të Italisë është Radamel Falcao.

Kolumbiani është ëndrra e kësaj vere por vështirë se mund të relaizohet për shkak të çmimit të kripur që ka kartoni i tij.

Për këtë arsye Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici po shikojnë lojtarë të tjerë. Pëlqehet shumë Abel Hernandez i Palermos por ende nuk ka asnjë ofertë zyrtare.

Emra të tjerë të nxehtë janë ata të brazilianit të Shakhtar Donetsk Luiz Adriano, Lukas Podolski i Arsenal dhe Javier Hernandez i Manchester United.

Merkatoja mbyllet më 1 shtator dhe deri atëherë Juventusi duhet ta ketë gjetur sulmuesin e ri. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 18:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori