Nga Falcao te Depay, lëvizje të mëdha në sulmin e Juves (FOTO LAJM)

Radamel Falcao - Monaco
Pëlqej
Sipas asaj që shkruan "La Gazzetta dello Sport", emri i "nxehtë" në shtëpinë e Juventusit është ai i Radamel Falcaos, sulmuesi kolumbian që duket gjithmonë e më larg Monacos. Klubi nga Principata kërkon ta shesë yllin e saj me një çmim që nis nga minimumi 50 milionë euro, por sulmuesi do Juventusin dhe kjo mund të përdoret nga kampionët e Italisë.

Emër tjetër që po lakohet shumë në klubin bardhezi është edhe ai i talentit të PSV-së dhe Holandës, Memphis Depay, i cili bëri një paraqitje të mirë në Botëror. Vlera e tij është rreth 15 milionë euro.


Por përveç Falcaos dhe talentit holandez Juventus po monitoron edhe situatën e Jovetiç, Lavezzi dhe Javier Hernandez, ndërkohë po punohet me Sampdorian për rikthimin e Manolo Gabbiadinit. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 09:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori