Nga Isla te Vuçiniç, ja 10 largimet te Juventus (FOTO LAJM)

Martin Caseres
Juventus me siguri që do të ndërhyjë në merkaton e janarit me qëllim përforcimin e skuadrës aktuale, por dy drejtuesit e "Zonjës së Vjetër" Giuseppe Marotta dhe Fabio Paratici po punojnë edhe për shitjen e disa futbollistëve aktualë, të cilët sipas stafit teknik nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës.

Përveç titullarëve si: Bonucci, Barzagli, Chiellini, Vidal, Tevez e Llorente askush tjetër nuk e ka vendin e sigurtë te kampionët e Italisë, por më të përfolurit për tu larguar janë plot 10 lojtarë, mes tyre edhe disa emra të njohur dhe që kanë lënë gjurmë te Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 13/11/2013, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori