Krahasoi Shqipërinë me Serbinë, kjo është gafa e pafalshme e gazetarit nga Kosova (FOTO LAJM)

Humbja e thellë me Kroacinë dhe kritika e shumta për këtë disfatë kanë lënë të zhgënjyer shumë tifozë. Por ka pasur edhe mes atyre të cilët kanë dashur të ngushëllojnë kombëtaren më të re në Europë duke i kujtuar se nuk ishte e para që kishte pësuar humbje të tilla të thella.

Një prej tyre është edhe gazetari sportiv kosovar Arbër Avdyli, por ne tentativën e tij të “ngushëllimit” ka barazvlerësuar para tifozëve kosovarë Shqipërinë me Serbinë.

Ai ka postuar dy foto në rrjetet sociale duke shkruar, “Kosovë, kokën lart. Dikush moti e ka provuar këtë çorbë”.

Mirëpo, në një nga fotot kishte vendosur humbjen më të thellë të Serbisë në historinë e saj në aktivitete zyrtare, atë 6-0 ndaj Argjentinës në Botërorin 2006. Përkrah gjendej fotoja tjetër, ajo e humbjes më të thellë të Shqipërisë, ndaj Hungarisë me shifrat 12-0 në vitin 1950.

Duke kuptuar më pas këtë gafë që kishte bërë, ai fshiu postimet, por çfarë është më e rënda në këtë situatë, ato u kopjuan dhe u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale nga fansa të ndryshëm të futbollit kosovar.

Pas kësaj lind me të drejtë pyetja: “Jemi një” apo “Jemi dy”?/Albeu.com/


Shtuar më 07/10/2016, ora 18:35
Gandalf
e Premte 7 Tetor 2016, Ora 19:18
Ore hybrid nuk e din edhe vet se cfar nacionaliteti ke ?!?!? Kosovar mund te jet edhe serbi e gabeli !! Bash ma bon qefin obiliç-kroaci 0:6 edhe mbani at flamur tpshurrt ukrainas
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori