Nisin problemet, Balotelli nuk ve mend (FOTO LAJM)

Pëlqej
Nisin problemet me Mario Balotellin në skuadrën e Liverpoolit. Pavarësisht klauzolës në kontratë, sipas së cilës sulmuesi italian duhet ti qëndrojë larg problemeve brenda dhe jashtë fushe në mënyrë që të përfitojë më shumë, ish milanisti nuk ve mend.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Mario Balotelli e ka goditur me një shkelm në kokë futbollistin e Wolverthampton, kundërshtar i rezervave të Liverpool në një ndeshje miqësore me dyer të mbyllura. Ky veprim ka sjellë edhe zëvëndësimin e menjëhershëm nga ana e teknikut Brendan Rodgers.

Gjesti i ish futbollistit të Milanit, titullar në ndeshjen e fundit kundër Tottenham, ndjek deklaratat e ditës së djeshme të Montolivos: "Balotelli duhet të kuptojë se nuk është më 19 vjeç. Duhet të bëhet më i përgjegjshëm". /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2014, ora 10:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori